E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa për dajën dhe nënën e Ajola Xoxës
Politikë

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa për dajën dhe nënën e Ajola Xoxës

Zbardhet një  nga  skemat  e abuzimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me familjarët e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, të cilët kanë marrë pagesa nga bashkia e kryeqytetit dhe nga Ministria e Kulturës.

Fillimisht, ishte Ajola Xoxa, e cila u kthye nga juriste në një kuratore arti. Në janar të 2018-ës, bashkëshortja e Veliajt hapi “Harabel”-in, kompaninë, e cila na shfaqet si ortake me Ministrinë e Kulturës dhe Teatrin e Operës dhe Baletit dhe na del e lidhur me kompaninë e inceneratorit të Tiranës. Por përveç Ajola Xoxës, skema zgjerohet me familjarët e kësaj të fundit, të cilët krijojnë kompani dhe OJF dhe angazhohen në të njëjtin fushë si bashkëshortja e Veliajt. Daja i Ajolës, Erald Simixhiu, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, ku rezulton drejtoreshë bashkëshortja e tij, Linda Kazani. Gjithashtu, Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim. Qendra “Eventus” ka marrë 5 pagesa nga Bashkia e Tiranës, në vlerën rreth 93 milionë dhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës. Gjithashtu, Erald Simixhiu rezulton anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”, ku 89.5% të aksioneve i zotëron Ajola Xoxa me nënën e saj, Valbona Simixhiu Xoxa. Një tjetër detaj nga kjo skemë është hapja e kompanisë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021 nga Valbona Xoxa. Vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet deklaron mbi 20.000 euro fitime, ndërsa për vitin 2022 deklaron fitim neto 110.000 euro. Një tjetër e përbashkët, përveç lidhjeve familjare, është se kompanitë e Ajola Xoxës dhe të familjarëve të saj kanë të njëjtën adresë. Këto janë tentakulat e Veliajt me familjarët e Ajolës, të cilët janë pasuruar nga kryebashkiaku i Tiranës, nëpërmjet artit dhe kulturës.

Si Erion Veliaj pasuroi mamanë dhe dajën e Ajola Xoxës/ Pagesat dhjetëra milionëshe

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj, foto e marrë nga Google

 

Bashkëshortja e Veliajt u kthye nga një juriste në një kuratore arti, lidhjet e saj me kompaninë e inceneratorit të Tiranës që u financonte vepra artistëve të Ajolës dhe pagesat që ka marrë “Harabeli” i zonjës Xoxa nga Ministria e Kulturës.

Skema e denoncuar ditët e fundit lidhet me familjarët e Ajola Xoxës, të cilët kanë hapur qendra në Shqipëri në formën e OJF-ve dhe kanë përfituar fonde nga Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj, foto e marrë nga Google

Dy prej tyre janë daja i Ajola Xoxës, Erald Simixhiu, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa.

Daja i Ajola Xoxës, pagesa nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës

Daja i Ajolës, hapi në vitin 2021 në Shqipëri qendrën “Eventus”, e cila përfshin aktivitete në fushën e kulturës, ku rezulton drejtoreshë Linda Kazani, bashkëshortja e tij. (Lexo këtu)

Gjithashtu, Erald Simixhiu hapi edhe kompaninë “Art Lab”, të cilën e ka në emër të tij dhe një vit më pas deklaroi 93 milionë lekë fitim.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB për kompaninë “Art Lab”
Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB për kompaninë “Art Lab”

Nga të dhënat e siguruara nga CNA rezulton se qendra “Eventus” ka marrë pagesa me dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës.

Sipas dokumenteve, Bashkia e Tiranës i ka kryer 5 pagesa, në vlerën rreth 93 milionë lekë qendrës “Eventus” nga Bashkia e Tiranës, në kohë të ndryshme. Gjithashtu qendra “Eventus” ka marrë edhe dy pagesa nga Ministria e Kulturës.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Pagesat nga Bashkia Tiranë dhe Ministria e Kulturës për Erald Simixhiun, dajën e Ajola Xoxës

Një detaj tjetër i zbuluar është se Erald Simixhiu është dhe anëtar në Këshillin e Administrimit të kompanisë “Botime Enciklopedike”. (Lexo këtu)

Në këtë kompani rezultojnë aksionere në shumicë Ajola Xoxa dhe nëna e saj Valbona Simixhiu Xoxa. Kjo e fundit ka 69.71 % të aksioneve, ndërsa të dyja bashkë kanë mbi 89.5% të aksioneve të kësaj kompanie.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat nga QKB për kompaninë Botime Enciklopedike
Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat nga QKB për kompaninë Botime Enciklopedike

Lëvizja e aksioneve në këtë kompani ka dyshime të forta në të gjitha procedurat e ndjekura ligjore për zmadhimin e kapitalit dhe dhënien e aksioneve të shumë aksionerëve dhe fryrjen e aksioneve të dhëna për Ajola Xoxën dhe Valbona Simixhiu Xoxën.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat nga QKB për kompaninë Botime Enciklopedike
Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat nga QKB për kompaninë Botime Enciklopedike

Nëna e Ajola Xoxës, qindra miliona nga arti dhe kultura

Vjehrra e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk rezulton aksionere vetëm në këtë kompani.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, Valbona Xoxa ka themeluar edhe kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021. (Lexo këtu)

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB për kompaninë “AVA STUDIO”
Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB për kompaninë “AVA STUDIO”

Pas Ajolës dhe Erald Simixhiut, Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës.

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021, ndërsa për vitin 2022 ka një fitim neto 110.000 euro.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Fitimi i Valbona Xoxës, që hidhet për investim

Pra, Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj me shërbimet në art e kulturë. (Lexo këtu)

Kompanitë, në adresa të njëjta

Investigimi për familjarët e bashkëshortes së Veliajt nuk përfundon këtu.

Një tjetër detaj me rëndësi është se kompanitë e tyre kanë të njëjtën adresë. Në informacionet e nxjerra nga faqja zyrtare e vetë Ajola Xoxës, deklarohet nga vetë ajo punësimi në 3 galeri arti, galeria e artit “NAAN”, galeria e artit “Harabel” dhe galeria e artit “Gurgur”. (Lexo këtu)

Të tria galeritë kanë selinë e administrimit në të njëjtën adresë me atë të studios ligjore të Ajola Xoxës.

Bizneset e saj janë të vendosura në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-Bllokut, ku nuk paguan as qira. (Lexo këtu)

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Adresa e zyrave të Ajola Xoxës, deklaruar nga kjo e fundit në rrjetet e saj sociale
Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Adresa e kompanisë së Ajola Xoxës

Gjithashtu, edhe qendra “Eventus” e dajës së Ajola Xoxës ka të njëjtën adresë që kanë dhe kompanitë e mbesës, pra te rruga “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, Tiranë.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Adresa e qendrës “Eventus”, e Erald Simixhiut

Nga ana tjetër, adresa e kompanisë së themeluar nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona, është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

Por adresa e email-it e deklaruar në QKB është [email protected], e kompanisë së Ajola Xoxës.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Adresa e deklaruar në QKB nga nëna e Ajola Xoxës

Kështu, kompanitë e Ajolës së Veliajt ndërlidhen me ato të familjarëve të saj jo vetëm me llojin e aktivitetit të ushtrojnë, por edhe me adresat./ CNA

2 DITE ME PARE

Qindra miliona nga kultura/ Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste e Erion Veliajt, nëna e Ajola Xoxës, Valbona.

Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës. (LEXO KETU)

CNA ka kryer një investigim në lidhje me një tjetër person të familjes së Erion Veliajt.

Pas dajës së Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, ku CNA zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij zotëronin dhe drejtonin një sh.p.k. dhe një OJF, e cila ishte paguar nga Bashkia e Tiranës, po sjellim një tjetër rast.(LEXO KETU)

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Erald Simixhiu dhe Linda Kazani Simixhiu, foto e marrë nga rrjetet sociale

CNA ka mundur të zbulojë se jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.

Deri këtu nuk ka asgjë jonormale, kushdo, në çdo moshë, mund të hapë biznese e të ushtrojë aktivitete kulturore e tregtare.

Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e zotit Veliaj është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola XOXËS.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB

Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:

Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB

Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.

Valbona Xoxa, fitime me bet 100 mijë euro

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Të dhënat në QKB

Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.

Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.

Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.

Skema e Veliajt me familjarët e bashkëshortes/ Kompani e pagesa

Vendimi, Valbona Xoxa fitimin e hedh në investim

Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapothemeluara. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.

Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.

Vjehrra e pasur e Veliajt

Zonja Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj./ CNA

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.