E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK duhet të gjejë ku shkuan 60 milionë Eurot e landfillit
Politikë

SPAK duhet të gjejë ku shkuan 60 milionë Eurot e landfillit

SPAK e ka detyrim të hetojë këto veprime: nëpërmjet cilës bankë kanë dalë nga Shqipëria këto miliona Euro, cila ministri apo bashki i ka paguar; në emër të cilit individ apo subjekt privat janë paguar: kush ka kryer transferimin e tyre në Dubai dhe për çfarë motivi e te cili person…

Pas deklaratës së ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, ka detyrim institucional të reagojë me qëndrim publik, për denoncimin e tij, se në Dubai janë dërguar 60 milionë Euro fonde që pagoi qeveria për landfillin e Tiranës.

Për të gjetur ata që kanë zhvatur 60 milionë Euro dhe i kanë çuar në Dubai, SPAK duhet të hetojë gjurmët e  këtyre veprimeve:

– Nëpërmjet cilës bankë, agjenci transfertash, zyrë postare apo fond jo bankar të llojit “Tranzit Sh.A”, “IuteCredit” e “Besa”, kanë dalë nga Shqipëria 60 milionë Eurot e Landfillit të Tiranës?

– Cila ministri apo bashki, i ka paguar nëpërmjet Thesarit të Shtetit?

– Në emër të cilit individ apo subjekt privat, që kanë pasur e kanë lidhje me landfillin e Tiranës, janë paguar këto miliona Euro dhe a e kanë ndjekur investimin e tyre në landfill?

– Kush e ka kryer transferimin e tyre në Dubai, dhe për çfarë motivi e te cili person atje?

– A mund të jenë transferuar jashtë linjës bankare me rrugë ajrore Tiranë- Dubai, nga pronarët e landfillit që kanë paguar Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Energji-Infrastrukturës?

Për të gjetur zinxhirin e veprimeve, referencë për SPAK është Kontrata Koncesionare Nr. 6597, datë 31 gusht 2017 me firmën “Integrated Energy BV SPV” për Landfillin e Tiranës, ku pronarë përfitues ishin italianët Giuseppe Ciaffaglione, Salvatore Russelli e Alberto Presezzi.

Referenca tjetër për SPAK, është fakti që më 10 maj 2022, pronarë të Landfillit të Tiranës, u bënë italiani Alberto Presezzi me 40%; dhe 40% francezët Max Abitbol e francezi Dominique Marcelle Obadia Abitbol, të cilët janë përfaqësues pronësie të kosovarit Blerim Hoxha.

Pistë për të zbuluar, personat që kanë marrë milionat e landfillit të Tiranës dhe i kanë çuar në Dubai, është deklarata e vetë kreut të SPAK, Altin Dumani më 1 gusht 2023, kur tha se pronarët faktik janë Klodian Zoto e Mirel Mërtiri.

Pistë tjetër hetimi, është fakti që tre muaj pasi 12 bankat shqiptare, i refuzuan mashtruesit Mohamed Alabbar kërkesën për 130 milionë Euro kredi; më 15 dhjetor 2022 në një intervistë të paguar televizive te Sokol Balla, ai tha: Kemi hedhur hapin e parë për sigurimin e financimit.

Ndërsa më 4 janar 2024, në intervistën e paguar te televizioni i Aleksandër Frangajt, i vetë-shpalluri “Sheik” Mohamed Alabbar, tha se janë gjetur fondet fillestare, për të filluar ndërtimin e pallateve të para në Durrës.

Pra, kemi deklarimet e Mohamed Alabbar për gjetjen e financimit fillestar të pallateve në Durrës, dhe deklaratën e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, se 60 milionë Euro të landfillit të Tiranës janë transferuar në Dubai.

Pyetja që bëhet është kjo: – A do ri-kthehen 60 milionë Eurot e vjedhura nga fondet e Landfillit të Tiranës, si gjoja “financim arab” për pallatet “Alabbar” në Durrës?

Por mund të hetohet dhe pista tjetër, që këto 60 milionë Euro, mund të jenë pjesa e ortakërisë se fshehtë 20% të Landfilli i Tiranës; pronarët e të cilës, SPAK mund t’i  zbulojë nëpërmjet  gjurmës së pagesave dhe transfertave financiare direkt apo indirekt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.