E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK sekuestron telefona dhe kompjutera  në AKSHI për tenderin 16.5 mln euro të laboratorëve
Politikë

SPAK sekuestron telefona dhe kompjutera në AKSHI për tenderin 16.5 mln euro të laboratorëve

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këtë të premte paradite një aksion të madh në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Kapitali.al ka mësuar se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë mësyrë në zyrat e AKSHI-t duke sekuestruar kompjuterë dhe telefona në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Bëhet fjalë për tenderin laboratorëve smart në shkollat 9 vjeçare. Ky tender u vesh me dyshime të forta për parregullsi, kur në datën e parashikuar të garës AKSHI ndryshoi kriteret.

Me një fond limit prej 1.66 miliardë lekësh ose 16.5 milionë euro, tenderi parashikonte pajisjen e rreth 216 shkollave në rang vendi me klasa laboratorike. Këto klasa përmbanin nga 14-19 lap top dhe pajisjet e tjera në funksion të tyre. Pra rreth 80 mijë euro kosto për çdo klasë, një çmim dukshëm i fryrë.

Pas ndryshimit të kritereve, në ditën e garës, tenderi u fitua nga kompania Albascan, një firmë e cila është ngjitur rrufeshëm duke u shndërruar në një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të AKSHI-t, edhe pse në vitin 2017 kjo kompani kishte një xhiro të papërfillshme.

Me sa duket tenderat e AKSHI-t tashmë kanë hyrë në orbitën e SPAK.

Hetuesit e BKH kanë sekuestruar një sërë kompjuterash dhe materialesh në cilësinë e provës. Veç këtyre janë sekuestruar edhe telefonat e disa punonjësve, ndërkohë që një tjetër procedurë e cila po verifikohet është ajo e sistemit elektronik të burgjeve, që u përfshi nga skandali, kur në një burg të vendit ndodhi vrasje me armë zjarri dhe u konstatua se kamerat nuk punonin prej muajsh, edhe pse paratë paguheshin tek kompania private.

AKSHI është një nga institucionet më të përfolura për korrupsion në vend. Ky institucion vitet e fundit është përfshirë në disa skandale të madhe, që nga cënimi i të dhënave personale të qytetarëve e deri tek dyshimet për përdorimin e tyre për qëllime politike./Kapitali.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.