E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tomorr Alizoti:Rama është një karagjoz i fryrë mediatikisht dhe banaliteti i 6 viteve në qeveri
Sot

Tomorr Alizoti:Rama është një karagjoz i fryrë mediatikisht dhe banaliteti i 6 viteve në qeveri

Anëtari i Kryesisë së PD, ish diplomati Tomor Alizoti ka komentur situatën politike në vend dhe vendimin e Samitit të Berlinit për moshapjen e negociatave as këtë verë.

Sipas Alizotit, Rama është një humbës që nuk duhej të vinte në postin që mban sot.

“Ky ka arritur ti bëjë të gjithë si Edi. Ka 6 vjet në qeveri nuk ka bërë asgjë. Edi Rama është një ‘looser’. Nga partia e Ramës kemio patur kryeministër Koçi Xoxen, një teneqexhi. Ky është kryreministër që nuk merr vesh fare. Është një karagjoz i fryrë mediatikisht. Ai nuk duhet të vinte në këtë post. Është një fatkeqësi. Ramën e solli media. Ka banalizuar komentet, portalet, parlamentin. Rama të marrë edhe 300 mandate të njëjtën gjë do të bëjë”, tha Alizoti.

Sa i përket moshapjes së negociatave në qershor, siç u vendos edhe dje në Samitin e Berlinit, Alizoti fajëson drejtpërdrejt kryeministrin Rama si dështak.

“Është e thjeshtë. Shqipëria është e falimentuar. Ka 6 vjet në këtë situatë. Do rilindnim. 6 vjet asnjë hap afrimi me BE-në. Ke hyrjen në NATO dhe ëndrrën e liberalizimin e vizave. Për ne një gjë e madhe. Janë vrarë njerëz në kufi e janë mbytur njerëz në dete për këtë. Si mund të hapen negociatat?! Shqipëria ka refugjatë pas Sirisë, vendi me luftën më të ashpër dhe brutale”, shtoi Alizoti./Syri.net

Intervista 

© SYRI.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.