E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vendi ka nevojë jetike për një elitë të re”- Berisha: Këto 10 vite kanë qenë një kohë e ndalur për Shqipërinë!
Politikë

“Vendi ka nevojë jetike për një elitë të re”- Berisha: Këto 10 vite kanë qenë një kohë e ndalur për Shqipërinë!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot “Librin e punëve të mirë të Partisë Demokratike”, një udhërrëfyes për demokratët dhe shqiptarët.

sali berisha

Në fjalën tij Berisha u ndal në arritjet që kjo forcë politike ka bërë kur ishte në pushtet, ndërsa theksoi se 10 vitet e fundit për Shqipërinë kanë qenë një kohë e ndalur.

Berisha u shpreh se vendi ka nevojë jetike për një elitë të re politike.

“Jemi në prag të këtyre zgjedhjeve, natyrisht nuk mund të mos themi se këto 10 vite, po t’i karakterizojmë në rrafshin filozofik, kanë qenë vite të një kohe të ndaluar, në kuptimin që progresi, zhvillimi i Shqipërisë, avancimi i këtij procesi që është jetik për Shqipërinë, u ngadalësua në mënyrë të jashtëzakonshme, njohu edhe prapa-kthehu.

Shqipëria, që në vitin 2013 ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, u katandis sërish në vendin më të varfër me rrogat më të ulëta në rajon me vetëm 20 përqind të qytetarëve të saj që marrin ndihmë ekonomike dhe janë në nevojë për ndihmë ekonomike.

Vendi ka nevojë jetike për një elitë të re dhe kjo elitë ekziston”, tha nder te tjera Sali Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.