E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Luizi i uron të bëhet kryeministër Benetit dhe del në mbështetje në aktivitetin e PS në Shkodër
Sot

VIDEO/ Luizi i uron të bëhet kryeministër Benetit dhe del në mbështetje në aktivitetin e PS në Shkodër

Pas daljes nga “Big Brother Vip”, fituesi i këtij edicioni, Luiz Ejlli ka takuar kandidatin e PS për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci, të cilin e përmendi gjatë një bisede me banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Ai iu rrëfeu banorëve se Beci e kishte ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, vetëm se është shkodran.

Ndërkohë kandidati për kryenbashkiak e konsideroi këngëtarin djalë të mirë dhe që e ka justifikuar punën që ka bërë në kohën kur Beci drejtonte KESH.

Theksojmë se në këtë video tre ditë para zgjedhjeve vendore dhe mesa duket Luizi ka zgjedhur të dalë hapur në mbështetje të Benet Becit, i uron të bëhet kryeministēr jo vetem kryetar bashkie. Për Becin edhe më parë brenda shtëpisë së BBV-së ka shprehur mirënjohjen ndaj tij.

Në fakt kot na bën përshtypje se kur na gënjejnë politikanët, këngëtarët mund ta bëjnë atë lehtësisht. “Nuk do bëj kurrë duet me një këngëtare komerciale”, thoshte Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother dhe … Voila dueti i tij i parë është më një aktor apo arkitekt ( se nuk e kemi shumë të qartë profesionin e Donaldit)…

”Dy shotsa” titullohet kënga që e ka krijuar Elgit Doda një producent që kur Luizi ja dëgjonte këngët brenda Big Brother nuk i konsideronte aspak hite, se për të hit ishte “Here i am”…

Andaj me të drejtë sot po e pyesim. Sa e shite artin more Luiz?! Se votën e morëm vesh…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.