E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video-“Shqiptarët e fundit”/ Berisha publikon spotin e zgjedhjeve të 14 majit
Sot

Video-“Shqiptarët e fundit”/ Berisha publikon spotin e zgjedhjeve të 14 majit

VIDEO

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka publikuar spotin e zgjedhjeve të 14 majit.

Berisha nëpërmjet kësaj videoje ka dërguar një letër të hapur për çdo qytetar dhe mesazhin e tij për të shpëtuar Shqipërinë, e cila ndodhet në rrezik.

Ky spot prek një ndër problematikat më serioze që kanë ndodhur ndonjëherë në vendin tonë dhe mban titullin “Shqiptarët e fundit”.

Letra e hapur e Berishës për shqiptarët

Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari, demokrat, socialist, të paparti. Unë Sali Berisha kam pasur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër. Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite. Por kurrë në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë si në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që mbeten kërkojnë të largohen. Qytetet tona po shuhen, rinia po zhduket, kurrë nuk ka qenë Shqipëria më në rrezik se tani. E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët, sepse me këtë pushtet ai krijon kushte për dëbimin tuaj. Sot shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin. Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin. Kur të mbeten shqiptarët e fundit do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë. 

Prandaj në këto zgjedhje bashkimi i çdo shqiptari është jetik. Socialist, demokrat, i paparti jeni njësoj të vjedhur. Të gjithë kemi humbur 1/3 e njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik.

Le ta shpëtojmë atë!

Me 14 maj nuk votojmë vetëm për bashkitë!

Votojmë kundër shpopullimit!

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F2289938991209913%2F&show_text=false&width=560&t=0

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.