E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Vlorë/ Flet djali i anëtares së KLP: Më shau
Uncategorized

Vrasja në Vlorë/ Flet djali i anëtares së KLP: Më shau

Djali i anëtares së KLP, Rei Meta, ka dhënë dëshminë e tij lidhur me vrasjen që kreu ditën e djeshme në Vlorë.

Sipas burimeve të policisë Meta ka thënë se nuk ka patur motiv për ta vrarë teksa në qendrën e internetit janë takuar rastësisht sipas tij pasi të dy do të printonin disa dokumente. I riu kallëzon gjithashtu se viktima, Armando Meshau, e ka sharë i pari dhe e ka goditur ai kur konflikti është përshkallëzuar.

Në lidhje me krimin, rreth 10 persona janë marrë në pyetje përgjatë 24 orëve nga policia e Vlorës. Personat në fjalë kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular në vendin e ngjarjes të cilët kanë parë konfliktin, por edhe familjarë si të viktimës dhe autorit.
Dëshmitarët në polici kanë treguar rrjedhën e ngjarjes në fjalë, sherrin si nisi dhe si u zhvillua teksa familjarët kanë dëshmuar në polici në lidhje me faktin e dijenisë së tyre për konfliktin për një apartament.
Deri më tani të gjithë shprehen se ishte vetëm një moment gjaknxehtësie nga të dy dhe Rei e goditi me grushte, ndërsa Armando Meshau u shemb menjëherë në tokë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.