E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vis Berberi i ARRSH i jep 1 miliardë inxhinieres që i vunë tritol në makinë
Lajme

Vis Berberi i ARRSH i jep 1 miliardë inxhinieres që i vunë tritol në makinë

4 të tjerë ofruan më pak

Tenderat e dyshimtë vazhdojnë njëri pas tjetrit. Gjasat janë që të vazhdojnë për një kohë të gjatë kështu për sa kohë që SPAK duket se nuk po ndërmerr asnjë hap konkret për ndalimin dhe hetimin e tyre. Natyrisht njëri prej institucioneve që është përmendur thuajse çdo herë që ka organizuar tendera është edhe ARRSH apo gjatë Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Rastet për hetim të këtij institucioni janë thuajse të pafundme për shkak të dëmeve kolosale të shkaktuara ndaj buxhetit të shtetit. I tillë është edhe rasti që do t’ju paraqesim ditën e sotme. ARRSH ka organizuar një tender me numër reference REF-44349-10-04-2022 që mban si objekt “Studim projektim By Pass Elbasan”.

Fondi limit i tij është llogaritur 81,838,647 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Por le t’i hedhim një sy ofertave. Rezulton se plot 4 kompani kanë ofruar shifra më të ulëta sesa fituesi e megjithatë për habi nuk janë marrë në konsideratë.

Pavarësisht ofertave të tilla, Berberi i ARRSH ka vendosur të shpallë fituese kompaninë A & E ENGINEERING sh.p.k për vlerën e ofruar prej 81,460,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke parë dokumentacionin përkatës shihet se kjo kompani e shpallur fituese është në pronësi të shtetases Entela Çano. Kjo e fundit i ka shpëtuar paq një atentati me tritol në makinë pak vite më parë. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2014 kur Çano ishte duke lëvizur me automjetin e saj nga Kavaja drejt Tiranës, në afërsi të mbikalimit të Sukthit.

Për fat çanta e vendosur mbi kroskotin e makinës ishte thelbësore që Çano të shpëtonte. Ndërkaq nëse krahasojmë vlerën e ofruar prek kompanisë së saj me fondin limit të tenderit, shikohet se oferta fituese është sa 99.5% e fondit limit, pra thuajse e njëjtë. Të gjitha sa më sipër ngrenë dyshime se me shumë mundësi kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.