Denoncimi i qytetarit : Vodafone më faturon 275 mijë lekë! 10-fish të vlerës së kontratës 22 mijë lekë
Janë shtuar shumë denoncimet e qytetarëve shqiptarë të cilët ankohen për vjedhje nga Vodafone. Së fundmi një qytetar, klient i Vodafone prej më shumë se 20 vitesh i lodhur nga shërbimi gropë dhe vjedhjeve nga Vodafone thotë se ‘nuk mban më pilafi ujë’ ndërsa tregon se si kjo kompani telefonike e rrjep çdo muaj. Qytetari i cili ka një numër me kontratë me një plan tarifor 2200 lekë në muaj me paketën internet pa limit, thotë se Vodafone i ka faturuar për muajin shkurt 12500 lekë të reja internet shtesë.
Gjithashtu në mars qytetarit i ka shkuar fatura me 275000 lekë të reja shtesë për internet pra 10-fishi i vlerës të kontratës. Për qytetarin, “kupa ka shkuar aty ku s’mban më ujë” , ndërsa kërkon që problemi në fjalë të zgjidhet dhe Vodafone të jetë më korrekt me klientët.
Qyetari:
Pershendetje si jeni? Kam nje shqetim te madh ne lidhje me vjedhjet e Vodafone. Jam nje klient i Vodafone prej me shume se 20 vitesh! Dhe panvaresisht vjedhjeve dhe padrejtesive nuk jam ankuar kurre duke menduar se do te rregullohen gjerat! Por ka arritut kulmi aty ku nuk mban me uje pilafi kam nje numer me kontrate me nje plan tarifor 2200 lek ne muaj me paketen internet pa limit!
Por Vodafone me faturon per muajin shkurt 12500 lek te reja internet shtese dhe u detyrova ti paguaj sepse me mbyllen sherbimin dhe me thane qe bej ankese pasi bera ankesen asnje nuk e vuri ujin ne zjarr. Si mos te mjaftonte kjo me vjen fatura e muajit mars me 275000 lek te reja shtese per internet pra me shume 10 fishi i vleres te kontrates! Bere akese perseri dhe me thane qe duhet te paguaje patjeter sepse e keni konsumuar internetin!
Kete pune do ndjek e edhe ne gjykaten administrative Por ne daten 7 prill ne te gjithe zonen e Durresit. Sherbimi i vodafone u shkeput per me shume se 2 ore dhe asnje nuk pergjigjej ne sherbimin e klientit ne dyqanet Vodafone asnje nuk dinin gje! Si ka mundesi qe klienti ne vodafone vetem duhet te paguaje dhe asnjehere te drejte! Kush mban pergjegjesi per keto. Keto jane faturat e muajit shkurt dhe mars

Ky eshte plani tarifor me tarifen 2200 lek te reja ne muaj

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



