E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ta pranojë postin e kryetares, Tabaku: Vendimet do merren bashkërisht, do të nisim një tur diskutimesh me demokratët
Politikë

A do ta pranojë postin e kryetares, Tabaku: Vendimet do merren bashkërisht, do të nisim një tur diskutimesh me demokratët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku pas mbledhjes me Grupin Parlamentar në kryesi tha se opozita duhet të mësojë nga gabimet dhe humbjen në zgjedhjet lokale, ku theksoi se kjo e fundit do të nisë një tur diskutimesh me demokratët e qytetarët se çfarë mund të bëhet për të përmirësuar situatën.

Lidhur me pyetjen nëse do ta pranojë postin e kryetares së PD, Tabaku tha se çdo vendim do merret bashkarish me demokratët.

“Besoj se ne nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, dhe diskutuam vendimet që mund të marrin. Opozita në 14 maj mori rezultatin si kurrë më parë në 32 vite, kemi nevojë të nisim një tur diskutimesh me demokratët dhe qytetarët”

Do e pranoni postin e kryetares së propozuar nga zoti Bardhi?

Çdo vendim do merret bashkërisht, po diskutojmë deputetët se çfarë duhet bërë dhe mos të përsërisim gabimet e së shkuarës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.