Besnik Mustafaj: Ja pse u rikthye Basha?!
Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, foli pasditen e sotme për rikthimin e Lulzim Bashës në skenën politike.
Mustafaj tha në një dalje për mediat se pas rishfaqja i Bashës lidhet me vulën e Partisë Demokratike.
Ish-ministri pretendon se kryetarit të dorëhequr të PD-së, që vijon të jetë në detyrë në gjykatë, i është premtuar se do të marrë vulën dhe firmën. Sipas tij, për këtë arsye ai po rikthehet që të marrë PD-në.
“Për mua Bashës i është dhënë premtimi se vula do i mbetet dhe ai po kthehet për të marrë vulën dhe firmën. Nuk besoj se ngjall ndonjë shpresë në opinionin publik. Dorëheqjen e Alibeajt e shoh të lidhur me shfaqjen e Bashës. Ai po rikthehet për të marrë një parti që nuk e ka dorëzuar kurrë. Besoj se 6 muaj mjaftojnë për bashkimin e PD-së, por problemi është te vullneti politik”, theksoi Mustafaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



