E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Sula: Të lëmë luftën, në 14 maj duhet të jemi të bashkuar!
Politikë

Deputeti Sula: Të lëmë luftën, në 14 maj duhet të jemi të bashkuar!

Mazhoranca përfiton nga përçarja

Deputeti Dashnor Sula u shpreh i bindur se Partia Demokratike duhet të jetë e bashkuar.

Në një emision televiziv  deputeti Sula tha se PD duhet të jetë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë e kam thënë se unë do të jem aty ku është sigla e PD. Ky vendim duhet të shërbejë si pikënisje. Bashkimi, kthjelltësia dhe shqyrtimi. Mua nuk më intereson vendimi i gjykatës, por logjika dhe arsyeja. Mjaft më me filozofira, vetëm duke nxjerrë armiq, përse kështu duhet të vazhdohet? Nuk është kjo rruga. Nëse ne vazhdojmë të përçarë këtu përfiton mazhoranca, Edi Rama. Pse të mos jemi të gjithë bashkë në 14 maj. Të lëmë luftën deri në 14 maj, të jemi përballë këtij regjimi dhe më pas ka kohë për t’ju kthyer këtë çështje”, tha Dashnor Sula

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.