Këlliçi nuk ndal turin/ Në Tiranë ka shumë për të ndryshuar
Kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me banorët e Tiranës.
Sot, Këlliçi është ndalur në Njësinë 2, ku është njohur nga afër me problematikat e qytetarëve.
Me anë të një statusi në rrjete sociale, ai deklaron se ishin të pritshme për të ankesat e qytetarëve, pasi thekson se në Tiranë ka shumë për të ndryshuar.
“Me ekipin do të vendosim një rekord takimesh me qytetarë të Tiranës. Ishim në Njësinë 2, ku na u parashtruan një mori kërkesash. E pritshme, sepse në Tiranë ka shumë për të ndryshuar.
Unë e vlerësoj qytetarinë aktive dhe e shoh si tregues të frymës për ndryshim. Edhe protestat janë një tregues se në vendin tonë ka shumë qytetarë që nuk pajtohen me këtë realitet ekonomik, social dhe politik. 3 marsi është një mundësi për t’i dëgjuar. Shihemi në protestë, në Tiranë”, nënvizon Këlliçi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



