E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama e quan “Like floriri”/ Meta “bën për ujë të ftohtë” kryeministrin
Politikë

Rama e quan “Like floriri”/ Meta “bën për ujë të ftohtë” kryeministrin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur lidhur me epitetin, “Like floriri” të vendosur nga kryeministri Edi Rama.

Meta në një intervistë për gazetaren Erla Mëhilli ka shpjeguar se historia e vjedhjes së Floririt në Krrabë ka ndodhur në fillim të viteve 2000 kur ai ka qenë kryeministër.

Meta theksoi se ka qenë ai i cili ka nxjerrë urdhrin që të bëhet verifikimi fizik në atë tunel dhe Edi Rama asokohe ishte minstër në qeverinë e tij.

Meta ndër të tjera ka shtuar se nëqoftëse do të ishte përgjegjës ai për vjedhjen e floririt pse Rama duhet ta pranonte atë si kryetar parlamenti apo president të republikës.

“Kisha një pyetje për ju? Cfarë do të thotë Like Floriri. Kur ka ndodhur historia e floririt të Krrabës, në fund të vitit 99 në fillim të viteve 2000 dhe ky ka qenë ministër në qeverinë time. Ka qenë iniciativa ime që është verifikimi i historisë në Krrabë. Kam nxjerrë urdhrin të bëhet verifikimi fizik. Dhe pasi është bërë kjo kqyrje fizike ka dalë ajo diferencë që ka dalë. Dhe ai ka qenë pjesë e kësaj qeveria. Ky e hap pas kaq vitesh. Në vitin 2000 u bë kryetar bashkie i mbështetur nga unë. Si pranoi ky? po në vitin 2007 përsëri! Po në 2013? Po si ky pranoi që unë të bëhesha kryetar parlamenti, president i republikës. Si ndodhi kjo? Ndodhi sepse Likja nuk u ble kurrë dhe i prishi të gjitha planet”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.